Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Sherr masiv në Kamëz, tentohet përdorimi i armës së zjarrit

Sherr masiv në Kamëz, tentohet përdorimi i armës së zjarrit

10:13, 25/06/2023
A+ Aa A-

Pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, uniformat blu kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The dispute”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rrrth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftatak.

Vijon puna për kapjen e shtetasve G. L., dhe N. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco