Gjendet në Tiranë, 14-vjeçarja nga Patosi

Gjendet në Tiranë, 14-vjeçarja nga Patosi

20:16, 24/06/2023
A+ Aa A-

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Patosi. Vajza e mitur, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në Patos para tri ditësh dhe e shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, u gjet në një hotel në Tiranë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës njoftoi se: “Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa. 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”.

Vajza ishte e  zhdukur prej më shumë se 48 orësh dhe familja nuk kishte asnjë dijeni për vendndodhjen e saj. Në Komisariatin e Policisë Fier bëri kallëzim i ati, 39-vjeçari A. M nga fshati Verbas, Patos. Ai denoncoi se më datë 22 qershor 2023 ishte larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk ishte kthyer më.

Burime bëjmë me dije se familjarët nuk kishin dyshuar për largimin e saj pasi kishin menduar se kishte dalë për të luajtur me shoqet. Por në orët e mbrëmjes ata vendosën që të kryejnë denoncimin në polici për zhdukjen e saj, sepse nuk ishte kthyer në banesë dhe askush nuk kishte dijeni se ku ndodhej ajo.

Nga hetimet e para, policia dyshoi se adoleshentja ishte larguar me dëshirë, sepse kishte marrë me vete edhe rroba dhe sende të tjera personale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco