Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

VIDEO-SYRI TV/ Breshri dëmton bujqësinë në Kukës e Maliq, dëme të mëdha te gruri si dhe misri

16:16, 24/06/2023
A+ Aa A-

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta breshër dhe në fshatrat e Kukësit dhe të Maliqit ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Banorët e këtyre zonave shprehen se janë dëmtuar peme frutore, por gjithashtu edhe gruri dhe misri.

SYRI TV

Breshëri i rënë në disa qytete të vendit dhe vecanërisht në zonat malore, ka shkaktuar probleme të mëdha në bujqësir dhe vecanërisht te gruri por edhe te pemët frutore. Në Kukës stuhia e shiut dhe e breshrit, e cila  ka perfshire per pak minuta nje pjese te Kukesit, kryesisht zonat malore qe shtrihen ne lindje te tij Shishtavec, Topojan e Zapod ka shkaktuar probleme te banorët e ketyre zonave.

Mësohet se nje pjese e mire e kulturave bujqesore dhe druret frutore kane pesuar deme te konsiderueshme. Reshje breshëri me intensitet të lartë në fushën e Maliqit kanë shkaktuar dëme në vreshtari.

Dëmet më të mëdha kanë qenë në Vreshtas dhe Nizhavec, kryesisht në kulturat bujqësore si gruri, jonxha, misri dhe në vreshtari. Sipas banorëve reshjet e breshërit kanë zgjatur më shumë se 15 minuta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme aq sa dëmet në misër dhe në vreshtari në veçanti janë shumë të mëdha, pasi sipas tyre është humbur më shumë sesa 40% e prodhimit të pritshëm. 

Ndëkohë që reshjet e breshërit kanë par edhe gjatë ditëve të fundit jo vetëm në fushën e Maliqit por edhe atë të Korçës, ku dëme më të shumta ka pasur në kulturën e grurit në fshatrat Turan dhe Ravonik. Ndërkohë që reshjet e vazhdueshme të shiut kanë pasur ndikim negativ edhe në drufrutoret kryesisht në qershia dhe molla, çka i ka detyruar fermerët të shtojnë trajtimet në mollë dhe për shkak të sëmundjeve të ndryshme të shfaqura pas reshjeve të dendura të shiut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco