Refuzuan kontrollin e policisë dhe u kapën me armë, në pranga daja e nipi në Shkodër

Refuzuan kontrollin e policisë dhe u kapën me armë, në pranga daja e nipi në Shkodër

12:08, 24/06/2023
A+ Aa A-

Dy persona, dajë dhe nip janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me armë dhe me drogë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Postriba” pas hekurave përfunduan Gjergj Mhilli dhe Florjan Kola.

Të njëjtat burime sqaruan se Kola, ka hyrë në banesën e dajës së tij me armë në dorë, për të kundërshtuar kontrollet e policisë, ndërkohë në këtë pronë u gjet dhe një sasi droge.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Postriba”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe asgjësohen 1300 bimë narkotike cannabis sativa, në pranga dajë e nip. Hyri me armë në dorë, në banesën e dajës së tij, për të kundërshtuar Policinë për kontrollin e banesës së dajës së tij, si dhe për mosprishjen e bimëve narkotike të kultivuara nga këta të dy, Policia neutralizon dhe vë në pranga 24-vjeçarin, si dhe sekuestron armën e zjarrit me municion luftarak. Gjithashtu, Policia vë në pranga dajën e 24-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti një tjetër armë zjarri dhe municion luftarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco