VIDEO-SYRI TV/ Pasi e dhunoi, burri rrëzon nga shkallët gruan invalide

15:38, 22/06/2023
A+ Aa A-

Dhunon dhe mban në banesë për gjashtë ditën bashkëshroten e tij. ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë ku Fatos Mulla ka rrëzuar nga shkallët gruan e tij Diana Mulla, e cila ka pësuar fraktura në trup. Vetëm pasi gjendja e saj është përkeqësuar, Fatos Mulla ka çuar në spital gruan e tij të dhunuar. Para bluzave të bardha Diana Mulla ka dhënë dëshmi tronditëse, se dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti, i cili tashmë është shoqëruar nga policia.

SYRI TV

Zbardhet pas 6 ditësh një ngjarje e rëndë e regjistruar në qytetin e Korçës, ku bashkëshorti ka dhunuar fizikisht gruan e tij invalide. E dhunuara është Diana Mulla, e cila gjashtë ditë më parë dyshohet se është hedhur nga shkallët e shtëpisë nga bashkëshorti i saj Fatos Mulla. Ky i fundit, ka fshehur ngjarjen duke e mbajtur në banesë gruan e dhunuar, e cila për shkak të rënies nga shkallët ka pësuar fraktura në gjymtyrë.

Për shkak të rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore, Fatos Mulla ka dërguar në spitalin e Korçës bashkëshorten e tij Dianën vetëm një ditë më parë. Aty, e dhunuara ka treguar për bluzat e bardha se është shtyrë nga bashkëshorti i saj duke rënë nga shkallët, ku ka pësuar dëmtime të mëdha në trup.

Madje, para bluzave të bardha, Diana Mulla ka treguar se është dhunuara sistematikisht nga bashkëshorti, ndonëse ajo është dhe me statusin invalid. Pas këtij rrëfimi në spital, janë lajmëruar dhe uniformat blu, para të cilave Diana Mulla, ndonëse në gjendje të rënduar shëndetësore, ka dhënë dëshminë e saj.

Policia ka bërë shoqërimin e bashkëshortit të të dhunuarës, shtetasin Fatos Mulla. Gjatë marrëjes në pyetje, Fatos Mulla ka mohuar akuzat e ngritura nga bashkëshortja e tij, duke pretenduar se asaj i shërben. Por policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për veprën penale “dhunë në familje. Nga ana tjetër, jashtë kamerave, mjekët tregojnë se dëmtimet e shkaktuara nga dhuna, janë të pariparueshme dhe Diana Mulla mund të mos ngrihet më në këmbë.

Gaz. S.Xhomaqi. Op.S.Çallëku. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco