35-vjeçari goditet nga thika prerëse dhe ndërron jetë në fasoneri

35-vjeçari goditet nga thika prerëse dhe ndërron jetë në fasoneri

20:28, 21/06/2023
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa po punonte në një fasoneri. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë, Krujë, ku viktima është identifikuar si T. L.

Burime zyrtare të Policisë, së 35-vjeçari është goditur nga një tranxhë (mjet prerës) dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

‘Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco