EMRI/ Organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në kërkim 45-vjeçari në Kurbin

EMRI/ Organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në kërkim 45-vjeçari në Kurbin

09:31, 21/06/2023
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni “Basti i fundit”. Policia e Kurbinit bën me dije se gjatë kontrolleve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, janë sekuestruar 8 kompjuterë.

Në kërkim është shpallur poseduesi i këtyre kompjuterëve dhe njëkohësisht pronari i lokalit, Artan Sula.

Kurbin/Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në katin e parë të një pallati, gjenden dhe sekuestrohen 8 kompjutera që shërbenin për lojëra fati. Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i këtyre kompjuterave, njëkohësisht pronar i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, të mbështetura nga inteligjenca policore, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Basti i fundit”, kanë ushtruar kontrolle në ambientet e një lokali jashtë funksionit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Drita”, ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati me kompjutera, në kundërshtim me ligjin. Nga kontrollet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 kompjutera që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre pajisjeve, shtetasi A. S.(alias J. P.) 45 vjeç, banues në Mamurras, njëkohësisht, pronari i lokalit ku u gjetën kompjuterat. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë 2 fazave të mëparshme të operacionit “Basti i fundit”, janë vënë në pranga 3 shtetas, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë sekuestruar 13 kompjutera, 2 tavolina pokeri, 2 valixhe me çipsa, celularë dhe pajisje të tjera që shërbenin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco