Media greke për Safet Gjicin: Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij

Media greke për Safet Gjicin: Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij

08:17, 21/06/2023
A+ Aa A-

Media greke, Prothema.gr i ka kushtuar një artikull ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.

Me foto të marra nga Syri.net, Prothema.gr shkruan se Gjici një kryebashkiak i një qytetit të vogël në verilindje të Shqipërisë dha dorëheqje pas publikimt të  videos rozë që e shfaqte atë duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij.

Artikulli i Prothema.gr

Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kukësit, Safet Gjici , në Shqipërinë verilindore , ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij , pas publikimit të një videoje rozë që e shfaqte atë duke bërë seks në zyrën e tij, në bashkinë e qytetit të vogël. 

Gjici u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Kukësit , në zgjedhjet e fundit bashkiake në Shqipëri (14/5/2023) nën siglën e Partisë Socialiste të Kryeministrit Rama.

Videoja rozë , e cila u shpërnda me shpejtësi përmes WhatsApp-it, tregonte ish- kryebashkiakun e Kukësit dke kryer marrëdhënie intime me një vajzë të re, për të cilën ai zbuloi se është në një lidhje. 

Në njoftimin e tij, ai u shpreh se ishin kundërshtarët politikë, të cilët iu hakmorën – për rizgjedhjen e fundit.

“I kërkoj një falje të madhe publikut dhe kujtdo që e pa këtë video të shëmtuar sot. Pas një fushate të vështirë dhe përballjes me kundërshtarët e mi, nga i cili dola fitimtar, për fat të keq rashë viktimë e një kurthi të përgatitur me kujdes nga vetë ata që u përballa në zgjedhje. Kështu arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që nuk mundën ta bënin me votën e kuksianëve. 

Më vjen shumë keq për incidentin dhe e kam më se të qartë se në këtë situatë nuk ka asnjë vlerë asnjë lloj shpjegimi. Prej disa kohësh jam në një lidhje të ngushtë me vajzën në fjalë, por sigurisht që nuk kam asnjë justifikim për atë që ka ndodhur. Unë nuk mund të jem më personi që mund të punoj në këtë zyrë qeveritare' shkruhet në deklaratën e Gjicit, i cili – sipas mediave shqiptare – e kishte zili lavdinë e Bill Klintonit .

Ish -kryebashkiaku i Kukësit 51-vjeçar është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction. Ai është gjithashtu president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare. Kryebashkiaku Kukësi u zgjodh në zgjedhjet e vitit 2019 .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco