Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, përplasen tre automjete

Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, përplasen tre automjete

18:05, 20/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të mbikalimit të Saukut.

Mësohet se 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në këtë aks rrugor.

Nga aksidenti janë lënduar disa persona, njëri prej të cilëve është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco