Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Manzë: Janë sekuestruar laptopë dhe pajisje elektronike

Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Manzë: Janë sekuestruar laptopë dhe pajisje elektronike

15:44, 20/06/2023
A+ Aa A-

Mësohet se gjatë aksionit të policisë së zhvilluar mëngjesin e sotëm në kampin e muxhahedinëve në Manzë, janë sekuestruar disa laptop e pajisje të tjerë elektronike.

Policia ka sekuestruar disa laptopë dhe pajisje të tjerë elektronike, por mbetet e paqartë nëse do të mund t’ shërbejnë hetimit. Prokuroria e Posaçme deri tani nuk ka bërë një deklaratë sa i përket të dhënave.

Ky aksion i policisë u shoqërua me përplasje mes efektivë dhe muxhahedinëve të cilët kundërshtuan aksionin dhe akuzuan policinë për dhunë.

Ndërkohë të paktën 19 prej tyre ndodhet tek Trauma dhe 3 të tjerë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco