Kontrolli në kampin MEK, Homeland Justice: Djalli që strehuat po nxjerr kokën

Kontrolli në kampin MEK, Homeland Justice: Djalli që strehuat po nxjerr kokën

12:49, 20/06/2023
A+ Aa A-

Në lidhje me tensionet dhe me pretendimet për një muxhahedin të vrarë në kampin MEK në Manëz të Durrësit ka reaguar edhe faqja e cila publikoi të dhënat për numrat e telefonit të shqiptarëve.

Përmes një postimi në rrjetin Telegram, Homeland Justice ka publikuar lajmin për kontrollin në kampin MEK në Durrës dhe shkruan se tashmë Shqipëria po merr rezultatin e atyrë që mori në mbrojtje.

“Ju strehuat në shtëpinë tuaj djallin dhe tashmë ato po nxjerrin kokën”, thuhet në postimin e faqes.

Ndërkaq kujtojmë se mëngjesin e kësaj të marte policia e Shtetit ka nisur një kontroll në kampin e MEK në Manës të Durrësit për shkak të terrorizmit dhe sulmeve kibernetike, por duket se situate ka dalë jashtë kontrollit dhe sipas përfaqësuesve të MEK një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco