FOTO/ Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, ndërron jetë e mitura, 4 persona të plagosur

17:15, 17/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në zonën e Pajovës mes një makina me targa shqiptare dhe një tjetre me targa maqedonase.

Sipas burimeve për SYRI-n, raportohet se një fëmijë 8 vjeçar ka vdekur dhe janë 4 persona të plagosur të cilët janë dërguar në spital.

Fëmija e vdekur është një vajzë e cila ka qënë në makinën me targa maqedonase. 

Deri tani shkak i këtij aksidenti mendohet të ketë qënë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e madhe. 

    Elbasan/ Informacion paraprak 
     
    Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, shtetasja T. B., duke drejtuar automjetin tip "Golf", është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. H., banues në Kavajë. 
     
    Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një shtetase e mitur 8 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B. 
     
    Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasja T. B. dhe vajza e saj 11 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 
     
    Janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
     
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco