‘1000 rrënjë kanabisi në banesë’/ Arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

‘1000 rrënjë kanabisi në banesë’/ Arrestohet i riu shqiptar në Belgjikë

16:41, 17/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e autoriteteve belge ka rënë një i ri shqiptar pasi ky i fundit është kapur brenda një banese të kthyer në plantacion për rritjen e kanabisit.

Mësohet se i riu shqiptar u gjet në një shtëpi pranë zonës së Souvret në Belgjikë, ndërsa brenda në banesë u gjetën rreth 1000 rrënjë kanabisi.

Sipas mediave të huaja kanabisi ishte ndarë në 3 dhomat e shtëpisë, në të cilën i riu ishte dërguar sapo kishte mbërritur në Belgjikë në gushtin e vitit të kaluar.

Para gjykatës i riu ka pranuar rolin e tij dhe veprën e kryer, ndërsa drejtësia e ka dënuar me 18 muaj burg dhe 5 vite ndalim të hyrjes në territorin belg pas shlyerjes së dënimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco