Aksidenti me vdekje në Tiranë, arrestohet shoferi, në pranga dhe dy drejtues të tjerë

Aksidenti me vdekje në Tiranë, arrestohet shoferi, në pranga dhe dy drejtues të tjerë

14:41, 17/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh të cilët kanë shkaktuar aksidente me pasojë humbje jete dhe të lënduar.

Sipas policisë mësohet se një 33 vjeçar banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, 58 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.

Gjithashtu të arrestuar nga policisë janë edhe një 53 vjeçar dhe një 39 vjeçar pasi duke drejtuar automjetet kanë përplasur këmbësorë të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore

“33 vjeçari, banues në Kukës, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar biçiklistin, 58 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital;

– një shtetas 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësorin, 62 vjeçar, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitali nën kujdesin e mjekëve;

Dhe është arrestuar një 39 vjeçar vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  ka aksidentuar, 83 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco