VIDEO-SYRI TV/ Pa shtëpi dhe kontratë energjie elektrike, qytetari në Fier rezulton me kontratë uji

11:49, 16/06/2023
A+ Aa A-

Një gabim i bërë nga ish-komunat vite më parë, duket se po u kushton para shumë qytetarëve në Fier aktualisht. Andrea Diamanti nga fshati Grecalli në Fier, tregon se në emrin e tij është hapur një kontratë uji, detyrimi i të cilës është akuluar ndër vite dhe atij i kërkohet të paguajë për mbylljen e saj. por qytetari thotë se nuk ka hapur kurrë kontratë uji, madje ai nuk ka as shtëpi, që do ta detyronte të kishte edhe kontratë energjie.

SYRI TV

Andrea Dimanti, është një qytetar nga fshati Grecalli në Fier, i cili në pronësi nuk ka as shtëpi, as makinë, as kontratë me OSHE për lidhje të energjisë elektrike, por çuditërisht, babait të pesë fëmijëve, prej 20 vjetësh i është hapur një kontratë nga ujësjellësi.

Prej të paktën 11 vjetësh, për shkak se kontrata është aktive, Andreas i është akumuluar një shumë prej rreth 100 mijë lekësh të rinj për tu paguar, por ai pretendon se nuk mund të paguajë për shkak se nuk ka firmosur kurrë hapjen e një kontrate.

Po çfarë ka ndodhur me qytetarin? Dyshimet janë se 20 vite më parë, kur ish-komunat nisën të ndërtonin ujësjellësa, kanë krijuar kontrata në bazë të emrit të kryefamiljarit, pa marrë parasysh nëse ai ishte pronar i banesës dhe nëse kishte lidhje uji. Pikërisht, në atë periudhë, Andrea Diamanti jetonte në banesën e babait të tij, dhe tregon se ishte pikërisht i ati që kishte kontratë ujit, të cilit i paguante dhe detyrimin.

Por sot, ky gabim i kryer nga ish-komunat, po sjellë pasoja te qytetarët, të cilët duhet tashmë të paguajnë shuma të mëdha parashë, ndonëse nuk kanë marrë kurrë shërbim publik. Për këtë situatë syri televizion u intersua pranë ujësjellësit në Fier, ku kreu i tij, jashtë kamerave, pranoi problemin por u shpreh se që detyrimet të mos vijojnë të shohen, duhet që qytetari të bëjë mbylljen e kontratës. Por që kjo të ndodh, ai duhet të kryejë pagesat, për një shërbim që nuk e ka marrë kurrë, pra përsëri ujësjellësi nuk jep zgjidhje.

Gaz.Xh.Beharaj. Op.A.Mara. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco