Policia u sulmua mbrëmë katër herë, u përdorën shok-bomba e gurë

Policia u sulmua mbrëmë katër herë, u përdorën shok-bomba e gurë

10:27, 16/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmet e mbrëmshme ndaj zyrtarëve të saj në veri të vendit.

Policia në një komunikatë për media ka bërë me dije se janë sulmuar katër herë, dy herë në Zveçan e dy herë në Mitrovicë të veriut, shkruan Syri.net Kosova

Sulmet kanë ndodhur me shok-bomba dhe me gurë.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Njoftimet e plota:

Zveçan, 15.06.2023 – 10:18. Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri, 15.06.2023-23:30. Raportohet se person atë panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok  bombë automjetin zyrtar te Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri-  16.06.2023 rreth ora 01:04 – Raportohet se janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor Mitrovicë Veri. Nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime të personave.  Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.

Zveçan, 16.06.2023  rreth orës 01:38- Raportohet se te stacioni policor në Zveçan janë hedhur  dy shok bomba. Dyshohet se shok bombat janë hedhur nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco