Sulmohen dy makina të policisë në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut

Sulmohen dy makina të policisë në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut

10:28, 16/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se një veturë e policisë është sulmuar me gurë nga tre persona të maskuar në Zveçan.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të enjten.

“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Një sulm tjetër ndaj një makine të policisë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Përveçse me gurë, ajo është sulmuar edhe me bombë shokuese.

“Raportohet se persona të panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok - bombë automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco