VIDEO/ Moti i keq shkakton përmbytje në Korçë

18:50, 14/06/2023
A+ Aa A-

Moti i keq në Korçë shkakton përmbytje në disa zona të qytetit.

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.

Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut ‘Rinia’, ku pjesa më e madhe e pusetave të shiut janë jashtë funksionit dhe të bllokuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco