SYRI TV/ Gruaja shet perime në rrugë për të siguruar jetesën, Çeka: Duhet të kujdesem për djalin e sëmurë

15:13, 13/06/2023
A+ Aa A-

Në rrugët e Tiranës gjen me qindra tregëtarë ambulantë, të cilët përpiqen të sigurojnë sadopak të ardhura për familjet e tyre. I illë është rasti i zonjës Xhevrie në zonën e Kombinatit, e cila për shkak të kushteve të vështira dhe djalit të sëmurë, detyrohet të shesë në rrugë për të mbijetuar.

SYRI TV

Kjo është Xhevrie Çeka, e cila prej vitesh shet perime në zonën e Kombinatit.  Ajo tregon se janë kushtet e vështira të jetesës që e kanë detyruar të qëndrojë në rrugë dimër-verë, diell apo shi.

Xhevria na tregon se djali I saj ka një problem shëndetsor, prandaj duhet të sigurojë të ardhura edhe për familjen e tij.

Si të mos mjaftonin vuajtjet, Xhevria tregon se jeton me qira, pasi shtëpia I është shembur nga tërmeti dhe dëmshpërblimi ka qenë minimal.

Si zonja Xhevrie, në rrugët e Tiranës mund të gjesh qindra të moshuar të tillë, të cilët detyrohen të punojnë, pasi gjenden në mes të katër rrugëve, pa asnjë mbështetje nga shteti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco