SYRI TV/ Shpopullimi, ka punë, por nuk ka punëtorë. Fermerët e Dvoranit nisin vjeljen e qershive

13:45, 13/06/2023
A+ Aa A-

Fermerët e Dvoranit këtë vit ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. Sipas tyre largimi i të rinjve nga Shqipëria ka lënë në fshatra vetëm pensionistë, të cilët detyrohen që të punojnë duke mbledhur qershi, pasi edhe pensioni nuk u del. Fermerët shprehen se këtë vit ka prodhim të mirë të qershisë, por i kërkojnë shtetit që të kontrollojë tregun.

SYRI TV

Një vit më parë i kanë lënë qershitë të kalben në pemë, pasi nuk kishte treg, ndërsa këtë vit fermerëve te Dvoranit ankohen për mungesë të punëtoreve, pasi të rinjtë kanë ikur jashtë Shqipërisë.  Ata shprehen se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti, edhe naftën që kanë marrë me subvencion nuk u del dhe theksojnë se nëse nuk mbulojnë kostot do ti presin qershitë vitin që vjen, madje disa prej tyre i kanë sharruar vitin që shkoi.

Aktualisht çmimi i 1 kg qershi në treg është 500 lekë të rinj, ndërkohë që fermerët thonë që ata e shesin me 150 lekë për kg. Sipas fermerëve tregtarët janë ata që ulin çmimin

Fermerët thonë se këtë vit prodhimi i qershive është i mirë, por i kërkojnë shtetit që të jetë një kontrollor i tregut por edhe një ndihmesë për fermerët.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco