Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen për Dritan Rexhepin dhe grupin kriminal

Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen për Dritan Rexhepin dhe grupin kriminal

12:05, 13/06/2023
A+ Aa A-

Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupit të strukturuar kriminal, që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Kujtojmë se hetimi nisi për Rexhepin, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqin që ndodhet pas hekurave në Spanjë, si dhe për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi; Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj.

Ndërkohë, gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco