Arreston dy turistë të tjerë anglezë, do shisnin drogë në Dhërmi

Arreston dy turistë të tjerë anglezë, do shisnin drogë në Dhërmi

15:55, 10/06/2023
A+ Aa A-

 

Arrestohen dy turistë të tjerë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në Dhërmi.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Sekuestrohen 37 doza të lëndës narkotike  GHB (Gamma- hydroxybutyrate).

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj të ardhur si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 6”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç, të dy banues në Londër.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate), të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco