Rrogozhinë, makina përplas dy fëmijë. Shoferi largohet nga vendi ngjarjes, më pas vetëdorëzohet

11:13, 10/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në qendër të Rrogozhinës. 2 të mitur të moshave 10 dhe 11 vjeç mbetën të lënduar pasi u përplasen nga një mjet tip ford, drejtuesi I mjetit I cili pak minuta pas aksidenti është larguar nga vendi I ngjarjes.

Ndërkohë që të miturit janë transportuar për në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndonëse ndihma e parë u dha nga kalimtarët e rastit të cilët lajmëruar ambulancën dhe më pas edhe policinë. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që burime nga policia bën me dije se disa orë pas aksidentit drejtuesi I mjetit I identifikuar si Altin Lila ka shkuar pranë komisariatit të Kavajës dhe është vetëdorëzuar. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore ai ka treguar se ka ndaluar për ti dhënë ndihmë të miturve por ata janë shprehur se janë mirë dhe kanë pasur plagë të lehta.

Ndërkohë që 2 të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve policia pritet që të marrë masa për shoferin Lila në lidhje me aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco