VIDEO/ Parku i Dajtit pa roje sigurie gjatë natës

21:07, 09/06/2023
A+ Aa A-

Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që vizitohet çdo ditë nga turistë vendas dhe të huaj. I shpallur me vendim qeverie, që në vitin 2006 si zonë e mbrojtur, aktualisht ky park menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Ndërkohë që Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit paguan çdo muaj një kompani private sigurimi për ruajtjen e objekteve të zonës. Kjo pagesë, kompanisë i bëhet për 8 orë ruajtje, në orët e natës, ndërkohë që 8 orëshi nga mëngjesi deri në drekë ruhet nga vetë institucioni.

Në teori parku ruhet me roje për 16 orë, ndërsa 8 orëshi tjetër mbetet të ruhet nga Zoti. Pra mjeshtrat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura kanë bërë një tender qesharak, sipas të cilit territori i Parkut Kombëtar të Dajtit duhet të ruhet, por në orare të caktuara, që përjashtojnë turnin e tretë.

Pasi ‘Piranjat’ monitoruan tre net postobllokun dhe te qendra e vizitorëve faktuan se askush nuk kujdesej për sigurinë e këtyre godinave. Për këtë shërbim, Agjencia Rajonale të Zonave të Mbrojtura ka lidhur një kontratë 12 mujore me kompaninë e sigurisë, për një roje sigurie gjatë turnit të tretë. Për të marrë një përgjigje zyrtare mbi mungesën totale të rojeve në një zonë të mbrojtur, ‘Piranjat’ iu drejtuam Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Tiranë.

Sipas kreut të këtij institucioni, situata është jashtë dijenisë së tij, duke ia kaluar përgjegjësinë AKZM. Nga ana tjetër, titullarja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura këmbëngul se një problematikë e tillë nuk ekziston. Fakti është që ‘rangersat’, të cilët duhet të monitoronin një nga zonat e mbrojtura më të rëndësishme të kryeqytetit mungojnë.

Dhe kur kjo ndodh dy hapa nga Tirana, imagjino se çfarë mund të presin në zonat e mbrojtura cep më cep Shqipërisë.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco