VIDEO/ Vrasja e Stiven Toshkëzit, SYRI TV zbardh detaje. Arbër Murataj, lokalizohet në Tiranë

15:04, 09/06/2023
A+ Aa A-

Arbër Murataj, i dyshuar si personi që shtyu shokët e tij për vrasjen e Stiven Toshkëzit, pas konfliktit që kishin për një vajzë, është lokalizuar nga policia në kryeqytet. Policia është në negociata me familjen për dorëzimin e tij. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje gjykata ka lënë në burg, Ensi Mazen dhe Aksel Hoxhën.

Nga SYRI TV

Teksa kanë kaluar muaj nga vrasja e Stiven Toshkëzi nga Aksel Hoxha dhe Ensi Maze, doli në dritë dhe një tjetër emër i cili dyshohet se është dhe organizatroi i vrasjes.

Porositësi i kësaj vrasje, i riu Arbër Murataj ndodhet në arrati që prej 19 prillit.

Syri Tv mëson se ai është lokalizuar nga autoritet në kryeqytet dhe policia është në negociata me familjen për dorëzimin e tij.

Konflikti mes të rinjvë që përfundoi me vdekjen tragjike të Stiven Toshkëzit, nisi për një vajzë që ishte në lidhje me Toshkëzin dhe që ngacmohej nga Arbër Murataj. Ky i fundit i kishte kërkuar Toshkëzit të hiqte dorë nga lidhja, teksa në shkurt e kishte kanosur me hanxhar në afërsi të rrugës së Elbasanit.

Dy muaj më pas, Stiven Toshkëzi u vra me thikë nga Axel Hoxha dhe Ensi Mazë, të dy të arrestuar nga policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco