SYRI TV/ Banori që paditi Dakon: Çështjen e pallatit e çova në të gjitha strukturat, tentuan të na blejnë heshtjen

15:02, 09/06/2023
A+ Aa A-

Bashkim Gjika, një prej banorëve të pallatit që çoi në SPAK ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, tha se këtë çështje e ka çuar në të gjitha strukturat e drejtësisë. Në një intervistë për “Syri TV", ai kërkon dëmshpërblim, ndërsa akuzoi firmën ndërtuese se ka tentuar t’u japë para në këmbim të heshtjes.

SYRI TV

Një prej banorëve të këtij pallati që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, tha se këtë çështje e ka çuar në të gjitha strukturat e drejtësisë. Në një intervistë për “Syri Tv”, ai kërkon dëmshpërblim, pasi gjithë mundi dhe djersa e 44 familje, u investua në blerjen e këtyre apartamenteve. 

Gjika akuzon firmën ndërtuese se tentoi t’u blejë heshtjen.

Gjithashtu ai thotë se banorët kërkojnë që të shembet pallati dhe të rindërtohet, ndërsa sipas tij bashkia iu ka prerë dhe bonusin e qirasë prej tre muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco