Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dëmtohen disa biznese

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dëmtohen disa biznese

10:55, 09/06/2023
A+ Aa A-

Dy lokale dhe një dyqan janë dëmtuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën jugore, si pasojë e një mjeti shpërthyes.

Nga burimet e medias mësohet se dyshimet e para janë se aty është hedhur një granatë dore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”.

Zahiti tha se rasti është duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco