VIP-at e PS/ Alqi Bllako ndan qelinë me Vangjush Dakon

VIP-at e PS/ Alqi Bllako ndan qelinë me Vangjush Dakon

10:46, 09/06/2023
A+ Aa A-

Burgu do të bëjë bashkë VIP-at e Partisë Socialiste. Mësohet se ish-kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, do të qëndrojë në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Të dy ata ndodhen në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë GJKKO vendosi dje lënien e Dakos në burg.

Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco