Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari

17:30, 08/06/2023
A+ Aa A-

Një  plagosje me thikë ka ndodhur ditën e  sotme në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë  mësohet se një 17 vjeçar ka goditur me mjet prerës pas një sherri të momentit një tjetër 20 vjeçar.

Si pasojë i dëmtuari është transportuar në spital ku ndodhet  nën kujdesin e mjekëve dhe është arrestuar agresori.

Njoftimi:

Tiranë

Goditi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet mjeti prerës (thika) e përdorur nga autori gjatë krimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë. 

17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën "Shefqet Musaraj", për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco