Mbyti nënën/ Burg për 24-vjeçarin, avokati kërkoi shtrim në psikiatri

Mbyti nënën/ Burg për 24-vjeçarin, avokati kërkoi shtrim në psikiatri

11:21, 06/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 24-vjeçarin, Albi Muhollari, i cili mbyti me qese plastmasi nënën e tij në Përmet.

Avokati i tij kishte kërkuar shtrim në psikiatri, por gjykata tha se kur të ketë akt-ekspertimi, do merret vendim tjetër.

Muhollari mbyti nënën e tij Zeniat Muhollari me qese.

24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe ishte student ekselent, ndërkohë që dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

Ata ishin kthyer nga SHBA kohët e fundit, pasi kishin shkuar tek një nga vajzat e familjes që jeton në Amerikë.

Provat e shtruara nga prokuroria kanë zgjatur gati çerek ore. Ndërsa ne dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari, ka qenë pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar që gjyqtari të japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco