SYRI TV/ Lihet në burg agjentja e postës private, avokati Daci: Akuzat nuk qëndrojnë

16:44, 05/06/2023
A+ Aa A-

Akuzohet se ka përvetësuar 3 milionë euro të klientëve të një poste private, gjykata lë në burg Alma Beqirajn. Por pala mbrojtëse e të arrestuarës, ka deklaruar se akuzat nuk qëndrojnë.

Nga SYRI TV

Lihet në burg Alma Beqiri, e cila dyshohet se përvetësoi 3 milionë euro, para të klientëve të një poste private ku punonte. Gjykata e Korçës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin e 46-vjeçares.

Por pala mbrojtëse e së akuzuarës, avokati Jordan Daci ka deklaruar se akuzat ndaj klientes së tij nuk qëndrojnë.

Alma Beqiri u arrestua pas një hetimi dymujor, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lekë dhe valutë, duke mashtruar bizneset të cilat operonin online dhe dërgonin porositë e tyre tek klientët në Korçë.

46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim. 

Shumën e konsiderueshme të përfituar kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco