VIDEO-SYRI TV/ 46-vjeçari masakron me thikë bashkëshorten, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

15:45, 05/06/2023
A+ Aa A-

Një 46-vjeçar nga Korça tentoi të vrasë bashkëshorten e tij, duke e qëlluar disa herë me thikë. Manjola Myrtollari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, teksa bashkëshorti i saj, Aleko Myrtollari është shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes. Ngjarja dyshohet se ndodhi për arsye xhelozie.

SYRI TV

Korça u trondit mbrëmjen e së dielës, ku bashkëshorti tentojë të vrasë gruan, ku si motiv dyshohet se është xhelozia. Aleko Myrtollari, qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Myrtollari, pas një debati që kishte nisur më herët mes çiftit.

Burime bëjnë me dije, se 46-vjeçari, pasi ka nxjerrë fëmijët nga banesa, ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, duke i shkaktuar plagë të shumta. Manjola Myrtollari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Pas krimit ai është arratisur ndërsa vajza e tij ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. 38 vjecarja është dërguar në urgjencën e spitalit të Korcës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas fqinjëve cifti prej kohësh është përplasjes të vazhdueshme pasi 46 vjecari dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte. Cifti myrtollari kanë tre fëmijë. Burime bëjnë me dije se Aleko Myrtollari është përdorues i alkoolit dhe shpesh shkonte i dehur në shtëpi duke e dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij Manjola myrtollari. Cifti janë me origjinë nga Porodina e Korcës, ndërsa një periudhë kanë jetuar në Tiranë ndërsa prej disa muajsh ata janë zhvendosur për qytetin juglindor.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco