VIDEO-SYRI TV/ I riu mbyti nënën me plasmas, babai: Në burg duhet të futet doktori

15:37, 04/06/2023
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Përmetit ku djali mbyti me plasmas nënën e tij, Zeniate Muhollari, babai I të riut ka kërkuar që në burg të mos futet I biri, por mjeku. Sipas tij ata e kishin cuar për vizitë djalin pasi ishte kthyer nga Amerika pasi kishte shfaqur shenja depressive, por ju kishin thënë se nuk kishte asgjë shqetësuesuese.

Nga SYRI TV

Krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Përmet në lagjen 'Partizani' ku 68-vjeçarja Zeniat Muhollari, është mbytur nga djali i saj 24 vjeçar Albi Muhollari. Ky i fundit në gjendje depresioni e ka mbytur më plastmas të ëmën.

Prej kohësh ata kishin jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime. I tronditur nga ngjarja, babai bën më faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ata kanë pasur frikë së mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre. Djali sipas disa dëshmive, ka shkuar 4 herë në spital dhe së mjekët i kanë thënë së nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Ndërkohë që disa ditë më parë ka kërkuar nga bashkmoshatarët pistoletë. Familjarët kanë kërkuar jashtë kameras që të mbajnë përgjegjësi mjekët, pasi djali ka kartelë të hapur në spital. Ndërkohë për SYRI TV kanë folur disa nga fqinjët.

Trupi i të ndjerës deri pas mesnatë nuk ishte larguar nga banesa për në morg. Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin ë krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco