‘Mbyti nënën me qese’/ Flasin të afërmit: Ishte djalë i mirë, student i shkëlqyer në Amerikë

‘Mbyti nënën me qese’/ Flasin të afërmit: Ishte djalë i mirë, student i shkëlqyer në Amerikë

12:41, 04/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Përmetit, ku një 24-vjeçar dyshohet se në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.

Komshinjtë  e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë janë shprehur për Syri Tv se agresori nuk kishte shfaqur më parë shenja depresioni dhe se kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera në shkollë.

"Ata kishte tre muaj që jetonte në Amerikë, djali ka mbaruar studimet në mënyrë të shkëlqyer, ishte një djalë shumë i mirë. Djali ishte i martuar në Amerikë dhe ka dy fëmijë e kohët e fundit kishte marrë dhe nënën me vete.

Ne nuk e dimë se si ndodhi ngjarja dhe informacion mbi këtë që ndodhi kemi marrë nga policia në 1 të natës.

Nuk dëgjuam as të ulëritura asgjë, djali mesa dimë nuk vuante nga depresioni dhe mesa kemi marrë vesh tani ishte babi ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë."

Si ndodhi krimi i rëndë:

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 4 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.

Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një  debat që përfundoi në tragjedi.

Ndërkohë, spitali i Përmetit nuk i është përgjigjur të atit të autorit për t’i bërë gjilpërë këtij të fundit që të qetësohej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco