Protestuesit në veri, me pankarta propaganduese: Nuk na dëboni dot nga shtëpitë tona

Protestuesit në veri, me pankarta propaganduese: Nuk na dëboni dot nga shtëpitë tona

11:43, 02/06/2023
A+ Aa A-

Në ditën e gjashtë, protestuesit serbë tashmë janë mbledhur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Ata kanë ngritur pankarta propaganduese sikur po dëbohen nga shtëpitë e tyre.

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”, thuhet në pankartat që ata po mbajnë në duar.

Ndërkohë mësohet se, të gjithë të punësuarit në institucione publike në veri të vendit janë të obliguar të dalin në protestat që po mbahen në kundërshtim të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Kujtojmë se këto institucione punojnë sipas sistemit të Beogradit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco