EMRAT/ Plagosi me thikë vëllain e tij, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

EMRAT/ Plagosi me thikë vëllain e tij, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

09:25, 02/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan.

Policia ka arrestuar shtetasin Kujtim Kaca, 49 vjeç, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij.

49-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin Avni Kaca, 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bixelle, Elbasan, një shtetas ishte plagosur me mjet perës (thikë), kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç. 

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco