Detaje/ I kishte vënë gjobë italianit 100 mije euro, pagoi 1 milion lekë që ta trembte me tritol

Detaje/ I kishte vënë gjobë italianit 100 mije euro, pagoi 1 milion lekë që ta trembte me tritol

10:26, 01/06/2023
A+ Aa A-

Është zbardhur dhe dokumentuar e plotë ngjarja e rëndë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë ku një fasonerie me pronar italian i është vendosur një sasi tritoli duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se shtetasit italian i ishte vendosur një gjobë prej 100 mijë eurosh nga Edmond Arapi, i akuzuar më parë për plagosje.

Por italiani nuk ka pranuar që të paguajë. Arapi e ka kërcënuar disa herë italianin duke i thëne se nëse nuk do ti jepte paratë do ta pësonte keq. Pasi italiani nuk pranonte të paguante gjobën, Emdond Arapi ka organizuar edhe vendosjen e tritolit.

Ai ka kontaktuar 16-vjeçarin dhe e ka porositur të vjedhë një biçikletë dhe me pas i ka siguruar edhe sasinë e tritolit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për ta vendosur në ambientet e fasonerisë.

Pasi kanë vendosur tritolin, autori dhe ai janë larguar. I mituri fshihej në Valias. Ndërsa porositësi në Himarë. Pas koordinimeve me komisariatin e Himarës kanë marrë informacion për autorin deri në prangosjen e tij.

46-vjeçari ende nuk ka dhënë një dëshmi lidhur me ngjarjen, ndërkohë 16-vjeçari ka rrëfyer përpara efektivëve të policisë gjyqësore se është paguar nga 46-vjeçari me 100 mijë lekë dhe i ka dhënë fjalën se emri i tij nuk do të dilte. Ndërkohe tashmë pritet të rimerret në pyetje dhe pronari i fasonerisë, shtetasi italian për të zbardhur dhe arsyet e konfliktit që kanë pasur me 46-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Explosion".

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.     

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën "Fadil Deliu", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Explosion". 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco