I arrestuar për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

I arrestuar për atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK kërkon burg përjetë për Redjan Rrajën

15:11, 31/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për të riun nga Fushë-Kruja, Redjan Rraja pas akuzave të rënda të vëna nga prokuroria, si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

SPAK kërkon dënim të përjetshëm për Rrajën nën akuzën se ky i fundit është ekzekutor në atentatin ndaj ish prokurorit, ndërsa ka kërkuar 35 vite burg për Arjol Halilaj si ndihëmës i cili e la larguar këtë të fundit pas ngjarjes.

Pas ngjarjes, Rraja u arrestua teksa tentoi të largohej nga vendi në drejtim të Malit të Zi dhe i pyetur lidhur me atentatin ai mohonte akuzat si organizator.

Një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, përftimi i ADN-së  në provat e tjera në vendin e ngjarjes dhe makinën e autorëve, si rroba, kapele, doreza, të dhënat e siguruara nga zbërthimi i dy telefonave, transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë provat që fundosën Redjan Rrajën, gjatë hetimeve për atentatin e Shkozetit, ku vdiq shoferi Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori Arjan Ndoja e Pëllumb Muharremi alias Aleksandër Laho ("Rrumi i Shijakut".

Mbi këto fakte, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm për 5 vepra penale, ndërsa për ndihmësin e tij Arjol Halilaj kërkoi 35 vite heqje lirie.

"Ndryshe sa ka pretenduar Redjan Rraja dhe mbrojtja e tij, se vetëm profilet e ADN-së kanë shërbyer si argument për akuzën, bëjmë me dije se janë përftuar po ashtu gjurmë të tij në rroba, xhup e tuta, kapele e doreza të tij", tha prokurori i SPAK Adnan Xholi që lexoi pretencën, teksa asistohej nga kolegu i tij Olsi Dado.

Më tej, organi i akuzës tregoi edhe detaje nga hetimet e kryera, ku "ditën e ngjarjes sipas saj, Redjan Rraja është zbardhur përmes valëve telefonike, vendndodhja e tij në vendin e ngjarjes, teksa për 7 minuta ka kryer 886 hapa, lëvizje këto intensive dhe të sforcuara që tregojnë angazhimin e tij në krim si ekzekutor", vijoi më tej Xholi. 

Sipas Prokurorisë, "bashkëshortja e Redjan Rrajës ka deklaruar se ditën e ngjarjes ky i fundit ndodhej jashtë vendit, ndërsa kjo është përdorur si alibi nga i pandehuri, ndaj familjarëve të tij. Janë evidentuar nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, terma si "bidon", "benzin", "autostradë",  "benz", "Arjani" etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve", tha akuza.

Seanca e radhës me konkluzionet e mbrojtjes së Rrajës dhe Halilit do të mbahet më 15 qershor në orën 14:00.

Kujtojmë se atentati ka ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, ku ish prokurori Arjan Ndoja së bashku me dy të tjerë ishte duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës dhe më pas u nisën mbi zonën e mbikalimit të Shkozetit, ku dhe u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco