Lajmi i fundit

VIDEO/ Fjalët e atentatorit pak minuta para se të qëllonte ndaj Trump: E urrej

3 aksidente me 5 të plagosur vetëm gjatë mëngjesit

3 aksidente me 5 të plagosur vetëm gjatë mëngjesit

10:53, 30/05/2023
A+ Aa A-

Në harkun kohor prej rreth 2 orësh, në vend janë shënuar 3 aksidente, me 5 persona të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në Lushnje, rreth orës 08:50, në vendin e quajtur “Rruga e palmave”. 2 mjete, një makinë që drejtohej nga një taksist i cili udhëtonte bashkë me një mësuese, u përplas me një tjetër makinë në një kryqëzim, pranë një shkolle.

Për pasojë të dyja makinat përfunduan në trotuar. Të plagosur mbetën mësuesja dhe taksisti. Gruaja mësohet se pësoi dëmtime më të shumta dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në trotuar nuk kishte kalimtarë.

Rreth orës 09:20 në Ishull Lezhë, 2 motorë u përplasën me njëri-tjetrin ku mbeti i lënduar njëri prej drejtuesve, një burrë rreth të 70-tave, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 10:00. Këtë herë, 2 makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta. Nga ngjarja mbetën të plagosur 2 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe nuk raportohet të kenë probleme për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco