Arrestohet i riu në Selenicë për dhunë ndaj nënës/ Në pranga dhe një 31 vjeçar, kundërshtoi policinë

Arrestohet i riu në Selenicë për dhunë ndaj nënës/ Në pranga dhe një 31 vjeçar, kundërshtoi policinë

13:46, 29/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 27 vjeçar nga Selenica pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 31 vjeçar në Vlorë pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku ky ishte pasagjer.

Njoftimi i policisë/ DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 27 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku 31-vjeçari ishte pasagjer.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco