Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq (VIDEO)

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq (VIDEO)

14:56, 26/05/2023
A+ Aa A-

Pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq, qytetarët kanë vendosur barrikadë drejtpërsëdrejti përballë komunës në kthesën për tek ndërtesa e komunës, ka raportuar mediumi serb, Kosovoonline.

Ata e ngritën barrikadën duke shkarkuar zhavorr nga njëra anë e afrimit drejt komunës dhe duke bllokuar kështu atë pjesë të rrugës.

Qytetarët gjatë ditës së sotme dukshëm të shqetësuar nga ngjarjet në tri komunat në veri të Kosovës, kanë filluar të grumbullohen rreth objekteve komunale, ndërsa në afërsi janë pjesëtarë dhe xhipa të KFOR-it dhe EULEX-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco