SYRI TV/ Arrestimi i Fredi Belerit, flet vëllai i të infiltruarit të dyshuar: S`kemi bërë biseda votash

18:02, 21/05/2023
A+ Aa A-

Abdul Rama vëllai i të infiltruarit të Policisë për arrestimin Fredi Blerit hedh poshtë akuzat dhe që të kenë biseduar me kandidatin për kryebashkiak për çështje votash. Ai tregon se me Belerin kanë pasur marrëdhënie familjare pasi u blinte peshkun që ata gjuanin në det. Abdul Rama, shprehet se në asnjë rast, familja e tij nuk ka bërë biseda pagese për vota, ndërsa tregon ndërhyrjen e Policisë dhe shoqërimin e familjarëve. 

Syri tv

Pasi u publikua në media emri i të infiltruarit të Policisë për arrestimin e Fredi Belerit, Arens Rama ka reaguar vëllai i tij, Abdul Rama. Ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat e ngritura që mund të kenë biseduar me kryebashkiakun Himarës për çështje votash. Për mediat, Abdul Rama ka treguar  se me Belerin kanë pasur marrëdhënie familjare pasi u blinte peshkun që ata gjuanin në det.

Abdul Rama, shprehet se në asnjë rast, familja e tij nuk ka bërë biseda pagese për vota, ndërsa tregon ndërhyrjen e Policisë dhe shoqërimin e familjarëve. 

Vëllai i Arens Ramës, ka kërkuar gjithashtu të zbardhet e vërteta edhe nëse vëllai i tij mund të jetë përdorur në rastin e Fredi Belerit.

Familja Rama njihet si familje peshkatare në Himarë, ku tre vjet më parë familja me katër anëtarë u përfshi në një incident ku varka u përmbys në ujë dhe si pasojë humbi jetën nëna e dy vëllezërve, Mirela Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco