VIDEO/ Makina në flakë në Qafë Thanë pas përplasjes më autobusin, 6 të plagosur

17:43, 21/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se një makinë është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Paraprakisht dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona në automjet.

Ndërsa autbusi ka pësuar vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka shkuar menjëherë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë që në pamjet e siguruara nga Syri Tv duket makina që ka shpërthyer në flakë direkt pas përplasjes me autobusin.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Informacion paraprak 

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë - Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec - Prrenjas, është përplasur me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit. 

Si pasojë e aksidentit automjeti tip "Benz" është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco