VIDEO+EMRI/ Aksident në Gjadër, makina përplas motorrin, rëndë i moshuari

10:53, 21/05/2023
A+ Aa A-

`Një aksident është regjistruar paraditen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar një 65-vjeçar, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, konkretisht në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit", shtetasja K. B. duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Z. P. 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco