Makina del nga rruga, 1 e vdekur/ Ndërron jetë dhe 1 pasagjer i aksidentuar disa ditë më parë

Makina del nga rruga, 1 e vdekur/ Ndërron jetë dhe 1 pasagjer i aksidentuar disa ditë më parë

22:04, 20/05/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 69 vjeç.

Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, 28 vjeçari me iniciale S. K. si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Persa i perket aksidentit ne Selenice tek Bishti Malit te ndodhur disa dite me pare Sot ka vdekur edhe nje tjeter njeri prej tyre Pasagjeri “.   Abedin Kapaj viktima 46 vjec mashkull, i cili prej kohesh ndodhej ne spital ne gjendje te rende

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco