SYRI TV/ Çaushi kërkon proces për vitet e burgut, Gjykata e Lartë ia kalon Gjykatës së Korçës

14:29, 20/05/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së Myrteza Çaushit. Vendimi u dha nga Gjykata e Lartë e cila njoftoi se u zgjidh mosmarrëveshja e kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës, për shqyrtimin e çështjes me objekt ‘’Ulje dënimi’’ për ish-kapobandën e Vlorës.  Zani Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve në burg, si argument për uljen e dënimit.

Nga SYRI TV

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen mes Gjykatës së Matit dhe asaj të Korçës për Myrteza Çaushin, i njohur si Zani Çaushi.

 Sipas togave të zeza të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Korçës e ka kompetencën për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”.

Ish-kreu i bandës së Vlorës, i akuzuar për krime të rënda kundër jetës, ka bërë kërkesë për përllogaritjen e ditëve të vuajtjes së dënimit në burg, duke kërkuar ulje të kohës së burgimit.

 Ai kundërshtoi disa vendime të Gjykatës së Matit, që i kanë rrëzuar kërkesën për ulje të dënimit.

 Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritje të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Sipas ligjit, nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë,  vlonjatit i lind e drejta për të kërkuar lirim me kusht por jo domosdoshmërisht t’i pranohet kërkesa.

Zani Çaushi pretendon që përllogaritja e kohës së qëndrimit në burg të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm, pasi thotë se ka kryer në total 31 vite burg dhe jo 25 siç i llogariten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco