SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

11:58, 19/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedjen, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.

Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Sipas SPAK, ish-numri një i Kushtetueses ka fshehur në deklarime një apartament të në kompleksin "Ormars" në Golem.

Gjithashtu ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të blerjes të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

Shuma 10 mijë euro e marrë hua nga Bashkim Dedja, sipas SPAK, nuk justifikohet nga personi që ia ka dhënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco