Shpëtoi falë vajzës që u vra nga babai/ Rrjeti po e 'persekuton' Tefta Malajn

Shpëtoi falë vajzës që u vra nga babai/ Rrjeti po e 'persekuton' Tefta Malajn

10:31, 19/05/2023
A+ Aa A-

Sot është gjallë falë të bijës 16-vjeçare, e cila ndërhyri për ta mbrojtur, por vetë humbi jetën nga duart e babait të saj.

Tefta Malaj tashmë e ka lënë spitalin dhe mes përpjekjeve për t’u ringritur edhe njëherë në jetë, duhet që të mbrojë veten nga ata që e urrejnë në rrjetet sociale. Media italiane 'Today' shkruan se ka nga ata që e ofendojnë dhe e akuzojnë për vdekjen e vajzës së saj.

Kujtojmë që natën mes 6 dhe 7 majit në Torremaggiore të Foggia-s, 45-vjeçari Taulant Malaj, një bukëpjekës shqiptar goditi për vdekje vajzën e tij Xhesika dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, pronar i një lokali të njohur në zonë dhe fqinj i tyre.

Mes shënjestrave Taulanti kishte edhe gruan e tij Teftën, por në mbrojtje të kësaj të fundit hyri vajza. Babai nuk i mbajti goditjet dhe vrau vajzën e tij. Dhe gjithçka ndodhi për arsye xhelozie. Taulanti mendonte se Tefta kishte një lidhje me De Santis. Pas masakrës, ai regjistroi një video ku u tregonte të gjithëve se çfarë kishte shkaktuar.

Ai u arrestua ndërsa Tefta u çua në spital. Tashmë ajo ka dalë nga spitali, por po përballet me të tjera problematika.

“Ajo ndihet e persekutuar nga ata persona që po e sulmojnë rëndë në rrjetet sociale sikur e ka ajo fajin për atë që bëri Taulanti”, tha avokati Michele Sodrio.

Gruaja ka kërkuar të largohet. Ajo do të ikë larg bashkë me djalin e vogël, i cili i shpëtoi mrekullisht ngjarjes. Avokatët shpjegojnë se Tefta ka nevojë për ndimë konkrete për veten dhe djalin 5-vjeçar.

Avokati i saj do t’i drejtohet edhe Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella për të ndërhyrë në kërkesën për nënshtetësi italiane që Tefta bëri disa muaj më parë.

“Ajo ka jetuar në Itali për 18 vjet, dy fëmijët e saj lindën këtu dhe janë italianë me gjithë respektin. Ajo është e integruar në shoqëri dhe ndihet italiane  thellë në shpirt”, tha avokati./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco