SYRI TV/ Masakroi kunatën e tij, dëshmia tronditëse e Tefik Tashit

09:40, 19/05/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas vrasjes së Alma Qevanit është zbardhur dëshmia e autorit të krimit të rëndë, që ndodhi në fshatin Kusarth të Elbasanit. Tefik Tashi është shprehur në polici se motra e bashkëshortes e bullizonte vazhdimisht, duke i thënë se vuante nga impotenca

SYRI TV

Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me krimi e ndodhur një ditë më parë në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë gjyqësore, Tefik Tashi ka deklaruar se e vrau kunatën, Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë e tij.

Tashi ka deklaruar se kjo situatë është agravuar së fundmi pasi kunata e tij e ka ofenduar vazhdimisht duke i thënë se ai vuan nga impotenca dhe motra e saj nuk duhet të kthehet të qëndrojë me të.

Sipas 58-vjeçarit, kunata e tij Alma Qevani, shpesh e ka ofenduar edhe në sy të familjarëve duke u bërë edhe objekt bisede në shtëpinë e tij dhe të bashkëshortes.

Alma Qevani u ekzekutua me sëpatë, pranë banesës së saj në fshatin Kusarth të njësisë administrative Bradashesh. Ngjarja e rëndë në Elbasan u regjistrua të mërkurën në 17 maj, ku Tefik Tashi qëlloi me sende të forta motrën e bashkëshortes së tij, duke i marrë jetën.

Sipas bashkëshortes së autorit, njëherazi motra e viktimës, shkak i konfliktit ishte bërë mos hapja e telefonit.

Tefik Tashi u arrestua pak pas ngjarjes së rëndë, teksa dëshmia e tij ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur të mërkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco