'Kush ma ka ngacmuar kushëririn’ Të miturit kërkuan llogari për sherrin e dy viteve me parë tek lodrat e Gramshit

'Kush ma ka ngacmuar kushëririn’ Të miturit kërkuan llogari për sherrin e dy viteve me parë tek lodrat e Gramshit

20:39, 18/05/2023
A+ Aa A-

Kjo është dëshmia e Qetsor.H për të cilën grupi i djemve kishtë konflikt dhe kishin shkuar për ta sqaruar.Ai deklaron  se është nxënës në klasën e shtatë të shkollës 9-vjeçare "Asllan Shahini", Gramsh.

Sot ka patur 6 orë mësim dhe ka mbaruar mësimin në orën 13:10. Gjatë ditës nuk ka patur asnjë lloj problemi. Ka në përdorim numrin e telefonit 069..... që është i regjistruar në emrin e nënës së tij

Sapo ka mbaruar mësimin ka dalë, jashtë rrethimit dhe ka parë djemtë e klasës së nëntë, ndër ta Vionis K, Marko L, Aleks N, Roneo K. Mund të kenë qenë 10 veta që shkuan për të blerë akullore tek dyqani  ku shkojnë gjithmonë për të blerë akullore dhe më pas shkojnë për të ndenjur te fusha e basketbollit që është në lagje. Më pas kanë shkuar tek fusha e basketbollit. Aty ka ardhur edhe Fatjon B. Kanë qenë ulur tek stolat dhe aty kanë ardhur edhe katër djem.

Me aq sa ka ai dijeni, njëri prej tyre ishte nga Driza, tjetri ishte nga Cerunja, ndërsa dy personat e tjerë, nuk e di se nga ishin. Djali që ishte nga Cerunja, kishte një çantë ngjyrë të zezë në qafë, ishte pak i gjatë.

I pari ka folur djali që ishte nga Cerunja, ai mbante në dorë një thikë dhe i është drejtuar të gjithësve, duke mbajtur thikën në dorë, me fjalët "kush ma ka ngacmuar kushuririn". Sqaron se djali nga Cerunja e kishte problemin me të, pasi që para dy vjetësh, kur kanë qenë lodrat në qytetin e Gramshit, djemtë e Drizës kanë bërë fjalë me të. Emrat e tyre nuk i di. Kujton që mbiemri i njërit prej djemve ishte Çarçiu. Pasi ka ardhur djali nga Driza dhe i ka drejtuar thikën, Vionis K, i është përgjigjur "për çfarë e ke fjalën".

Ai i është përgjigur atje tek lodrat ku janë zënë. Vionisi e pyeti sa kohë po bën, djali nga Driza i është përgjigjur "po bën dy vite". Ka ndërhyrë duke thënë që "ju tani u kujtuat që të vini". Ky konflikt kishte dy ditë, pasi dje, dy persona që ai nuk ia di emrin, kishin shkuar tek lagjja e tij, mbrapa gjimnazit dhe e kishin kërkuar atë.  Ka ndërhyrë Fationi duke i thënë që pse e mban thikën në atë mënyrë. Ai e mbante thikën në dorë dhe mbante të veshura gjysem doreza me gishtat jashtë. Fatjoni e pyeti nëse kishte vëlla të madh, se do ta merrte në telefon dhe i kërkoi numrin e telefonit të vellait. Ai nuk ia dha.

Djemtë e tjerë që ishin me të nuk flisnin por rrinin në krahun e tyre. Fatjoni ishte perballe me kete djalin nga Cerunja, gjysëm metri. Fatjoni i tha hiqe thikën, mbylle thikën. Shkëmbyen fjalë me njeri-tjetrin dhe Fatjoni e goditi me grusht në fytyrë. Ai djali i Cerunjës hapi thikën dhe ia nguli në gjoks Fatjonit. U afrua Marko L, për ti ndarë, ai e goditi dhe Markon me thikë në shpatull.

Në këtë moment Fatjoni është nisur me vrap me drejtimin për nga poshtë, afer dyqanit ku më parë kishin blerë akullore, por është rrëzuar në tokë. Deklaron se nuk i ka parë se nga kanë ikur djemtë që kishin ardhur nga Cerunja dhe Driza. Janë mbledhur shumë njerëz aty, të cilët kanë sjellë shishe me ujë për Fatjonin.

Marko bërtsite dhe kërkonte ambulancë, e cili kishte shkuar shumë shpejt. Fatjonin e morën në krahë e futën në ambulance, aty tek rruga e lagjes. Sqaron se nuk ka patur raste të tjera që të jetë konfliktuar me këta djemtë e Drizës apo të Cërunjës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco